Thu, May 1, 2025

Kërkoi lirinë nga arresti i shtëpisë, GJKKO rrëzon Jamarbër Malltezin

  • PublishedMarch 5, 2025

Kërkoi lirinë nga arresti i shtëpisë, GJKKO rrëzon Jamarbër Malltezin

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për lirim nga masa “arrest në shtëpi”.

Sali Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.