Sat, Nov 22, 2025

Tirana dhe Teuta në kërkim të pikëve të mbijetesës, zbuloni ku do luhet ndeshja

Tirana dhe Teuta në kërkim të pikëve të mbijetesës, zbuloni ku do luhet ndeshja
  • PublishedApril 16, 2025

Tani është zyrtare, Tirana do të përballet me Teutën në ndeshjen e kampionatit, në stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet.

Pasi u morën në shqyrtim alternativa të ndryshme, u vendos që ky takim të mbahet në këtë stadium.

Kjo sfidë, e cila do zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 15.30, është e rëndësishme për të dyja skuadrat, që janë në kërkim të pikëve të nevojshme për mbijetesën.

Bardheblutë e shikojnë veten të rrezikuar, pasi renditen në vendin e tetë, ndërsa durrsakët pozicionohen në vendin e gjashtë.


AlbaniaWeb.net