Thu, May 1, 2025

Rozana Radi: Ish-banorët nuk e kanë dashur Gjestin, po ta donin do ta kishin treguar

  • PublishedApril 30, 2025

Rozana Radi: Ish-banorët nuk e kanë dashur Gjestin, po ta donin do ta kishin treguar

Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, Rozana Radi ka ndarë mendimin e saj pa filtra për fituesin e këtij edicioni, Gjestin. Në një prononcim per ‘Top Albania Radio’, Rozana u shpreh se ndonëse ajo vetë u mërzit që nuk fitoi çmimin e madh, e përgëzon Gjestin për fitoren dhe i uron që ajo t’i shërbejë si një trampolinë në rrugën artistike.

“Unë u mërzita që nuk e fitova, por i kam thënë atij se kush e fiton, është mëse e merituar. Ai ta gëzojë, t’i shkojë mbarë dhe t’i shërbejë si një trampolinë në karrierë,” – u shpreh këngëtarja.

Megjithatë, Rozana nuk i kurseu as kritikat ndaj banorëve të tjerë, duke lënë të kuptohet se Gjestin nuk e kanë dashur me të vërtetë.

“Ata nuk e kanë dashur Gjestin. Po ta donin, do ta kishin thënë. Ajo që ka thënë se ai është lezet i shtëpisë, jam unë,” – deklaroi ajo me bindje.