Thu, May 1, 2025

Aksident i rëndë rrugor në aksin Pogradec-Korçë/ Makina përplas këmbësoren, humb jetën 43-vjeçarja

  • PublishedMay 1, 2025

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbje të jetës, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Pogradec-Korçë.

Sipas policisë, mësohet se automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., ka përplasur shtetasen E. M., 43 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë menjëherë.

Maliq/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., ka përplasur shtetasen E. M., 43 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje.

Drejtuesi i automjetit shtetasi D. Xh., është shoqëruar në ambientet e Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


AlbaniaWeb.net