FOTO/ “Mama mia, magjistar”, Barça-Inter, spektakël edhe në media
6 gola të shënuar dhe futbolli spektakolar që prodhoi super sfida Barça-Inter “pushtoi” faqet e para të mediave botërore, mbi të gjitha në Itali dhe Spanjë.
Të paktë ishin tifozët italian që prisnin një Inter të tillë, tani të gjithë besojnë se mund të prekin finalen e madhe të Champions League, besojnë mbi të gjitha mediat në Itali:
“Yjor, zikaltërit ecin përpara, por Yamal është një magjistar. Inter-Barça, një 3-3 i çmendur”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë. Ndërkohë, Corriere dello Sport, sjell në faqen e parë Dumfries, njeriun e ndeshjes: “Inzaghi shtrin Barçën, barazim dhe peng”, ishte titulli kryesor i të përditshmes italiane. “Yamal ulërimë, por edhe Inter”, shkruan TuttoSport.
Situata është e njëjtë edhe në të përditshmet spanjolle, ku imazhi kryesor është ai i Yamal: “I mrekullueshëm”, shkruan AS. “Mama mia”, ishte titulli i përzgjedhur nga Mundo Deportivo. “Me Yamal gjithçka është e mundur”, shkruan Sport në faqen e parë.
()