Tiranë/ Iu vendos tritoli në automjet, zbulohet identiteti i shënjestrës (Emri)
Zbulohet identiteti i tritolit të vendosur në automjet mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Gazetari i News24, Igli Çelmeta, raporton se shënjestra ka qenë Matilda Kaja me profesion mjeke.
Informacion paraprak: Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
()