Flick kapet pas Yamal, Inzaghi në delir: Zhvilluam një ndeshje të madhe
Të pësosh 3 gola në shtëpi, 2 prej të cilave nga goditje këndi, dhe në një sfidë gjysmëfinale, nuk janë detaje që të ngrohin. “X”-s kundër Interit nuk i je një shije të mirë Hansi Flick, por trajneri i Barcelonës ka besim tek ekipi i tij, tani në “San Siro” nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të synojnë fitore:
“Nuk e nisëm mirë, pësuam 2 gola, një prej të cilëve nga goditja e këndit. Inter ka më shumë cilësi se në këtë aspekt, por duhet të mbrohemi më mirë. Më pëlqeu vetëm mënyra se si reaguam. Besoj se të gjithë tifozët, ashtu si mua, e pëlqyen futbollin që zhvilluam, kjo është mënyrë se si ne dëshirojmë të luajmë, të dominojmë rivalin, por dhe Inter është një skuadër shumë e fortë me lojtarë që luajnë prej shumë kohësh bashkë. Inzaghi u shpreh se Yamal është një lojtar që vjen një herë në 50 vite? Mendoj se ai është një futbollist special, një gjeni. Kur sheh atë që bën dhe në moshën e tij në një sfidë të tillë e kupton se me çfarë lojtari ke të bësh. Jam shumë i lumtur që ai luan për ne. Balde dhe Lewandowski në ndeshjen e kthimit? Shpresoj që t’ia dalin, por më parë duhet pritur drita jeshile nga stafi mjekësor”, u shpreh Flick.
I ndryshëm është diskutimi në radhët e Inter, trajneri Inzaghi shfaqet i kënaqur pas një barazimi të tillë që i jep një bonus më shumë për ndeshjen e kthimit:
“Jemi shumë të kënaqur pasi zhvilluam një ndeshje të madhe. Sigurisht ka pak keqardhje pas avantazhit të dyfishtë dhe pas golit të anuluar, këto episode bëjnë diferencën, por e përsëris kemi bërë një ndeshje të madhe kundër një skuadre që sot për sot është ekipi më i fortë në botë. Martinez? Ndjeu një shqetësim të vogël. Kjo ishte ndeshja e tij e tetë radhazi që luante nga fillimi, shpresoj që ta kemi në ndeshjen e kthimit edhe pse më duhet pak e vështirë. Thuram-Dumfries? Na kishin munguar shumë, janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm për ne, luajtën një ndeshje të madhe”, u shpreh Simone Inzaghi.
()