Thu, May 1, 2025

NBA/ Lakers janë jashtë, Minesota eleminon kalifornianët, zhgënjejnë Donçiç e LeBron

  • PublishedMay 1, 2025

NBA/ Lakers janë jashtë, Minesota eleminon kalifornianët, zhgënjejnë Donçiç e LeBron

Dy ndeshje të luajtura të mërkurën në mbrëmje në NBA, ku spikat padyshim eliminimi i parakohshëm i Lakers. Kalifornianët u mundën  në fushën e tyre 103-96 nga Minnesota, që fitoi 4-1 serinë e takimeve dhe shkon në fazën gjysmëfinale. Sfidë në përgjithësi ishte më rivalitet deri në fund, ku për Minnesota u dalluan francezi Ruby Gobert me 27 pikë e 24 rebound, mbështetur nga Julius Randle me 23 pikë.

Për Lakers, Luka Doncic realizoi 28 pikë, ndërkohë që Le Bron James e mbylli sfidën me vetëm 22 pikë. Një eleminim i hidhur ky për Lakers, që zhgënjejnë fansat e tyre, me një skuadër që vinte këtë sezon me pritshmëri të mëdha, sidomos pas gjysmës së sezonit ku me kalifornianët u bashkua në ekip ylli slloven, Luka Donçiç.

Ndërkohë po në Perëndim, skuadra e Houston fitoi 131-116 ndaj Golden State dhe rihap garën. Tashmë Warriors udhëheqin 3-2 serinë. Të gjithë titullarët e Houston realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën në fushë, ndërkohë që mbrëmje për tu harruar kjo për Stephen Curry, që e mbylli sfidën me vetëm 13 pikë të realizuara.


AlbaniaWeb.net