Fri, May 2, 2025

Vajza e saj sot do festonte 19-vjetorin, Vanessa Bryant poston mesazhin prekës

  • PublishedMay 1, 2025

Vajza e saj sot do festonte 19-vjetorin, Vanessa Bryant poston mesazhin prekës

1 Maji është një ditë e vështirë për Vanessa Bryant dhe familjen Bryant, pasi është ditëlindja e Gianna “Gigi” Bryant. Vajza e Kobe dhe Vanessa do të mbushte 19 vjeç këtë të enjte. Mami i saj, Vanessa gjeti kohë për të shkruar mesazhin më të ëmbël për vajzën e saj të dashur, e cila ndërroi jetë me të atin në rrëzimin tragjik të helikopterit në janar të vitit 2020.

‘Gëzuar ditëlindjen, Gigi! Mami të do dhe të mungon më shumë sesa mund ta shpreh ndonjëherë. Të dua Gianna. ❤️19 ♉️ 5/1 #Mambacita’

Vanessa ka tre vajza që po i rrit vetë, Natalia, 22 vjeç, Bianka, 8 vjeçe dhe Capri, 5 vjeçe.