Fri, May 2, 2025

Megatenderi i QSUT/ 4.8 mln euro i mori nipi i Sadri Abazit dhe Petrit Patushin, si u përjashtuan ofertuesit më të lirë. Roli i vartësit të Ballukut, Jonaid Myzyri

  • PublishedMay 1, 2025

Megatenderi i spitalit dhe gara pa garë
Pas pesë vitesh në 17 mars 2025, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara shpalli tenderin për rikonstruksionin e godinës së Djegies Plastike në QSUT, Tiranë, projekt do të financohet nga buxheti i shtetit me fondi limit 522 milionë lekë ose 5.2 milionë euro. Për këtë tender u regjistruan gjithsej dymbëdhjetë operatorë ekonomikë, pesëmbëdhjetë ditë pas mbajtjes së tenderit u shpall fitues bashkimi i kompanive “AGRI CONSTRUCTION – ALKO IMPEX CONSTRUCTION” me ofertë 487 milionë lekë.

Disa prej operatorëve ekonomikë kërkuan më pak para për të realizuar projektin, psh. “ERGI” me “BE-IS” kërkuan 446 milionë lekë, pra 40 milionë lekë më pak se fituesit. Ajo që bie në sy është fakti se përveç konsorciumit fitues, të njëmbëdhjetë operatorët e tjerë ekonomikë janë skualifikuar që në fazën e parë duke ia garantuar fitoren biznesmenëve Petrit Patushi dhe Arbër Abazit. Ky i fundit është nipi i Sadri Abazit, ish-deputetit të Partisë Socialiste, për të cilin Partia Demokratike ka ngritur vazhdimisht akuza për favorizim nga Komisioni i Prokurimeve Publike.

Screenshot 86
Screenshot 86
Screenshot 87
Screenshot 87

Kryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri sipas opozitës ka qenë i punësuar si jurist prej disa vitesh në kompanitë e Arbër Abazit. Vetë Myzyri është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme sepse dyshohet se ka favorizuar disa kompani në përfitimin e tenderave publikë.

Arbër Abazi renditet si një ndër përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike, ashtu si në rastin e tenderit për rikonstruksionin e godinës së Djegies Plastike ku oferta fituese arrin 90% të fondit limit. Kjo procedurë e tenderit është shënuar me flamur të kuq nga “Openprocurement.al” pasi ka dyshime për korrupsion dhe favorizim të kompanive fituese.

Shumica e tenderave të fituar nga ALKO IMPEX CONSTRUCTION (Ish KLEDOR ALBANIA-09) janë me flamur të kuq pasi skualifikohen nga gara të gjithë pjesëmarrësit ose garon vetëm kjo kompani në tender duke u shpallur automatikisht fituese.

Duket qartë që ky proces tenderimi ngre shumë pikëpyetje rreth skualifikimit të kompanive që paraqitën një ofertë më të leverdishme për kryerjen e punimeve.

Oferta e shpallur fituese është bërë në bazë të pikëve, elementi kryesor i shpalljes së fituesit është çmimi, pra çmimi duhet të ishte sa më i ulët. Në këtë rast është shpallur fituese oferta me çmimin më të lartë pasi janë skualifikuar kompanitë e tjera.

()


AlbaniaWeb.net