Victoria Beckham emocionon ndjekësit me dedikimin për Davidin
Victoria Beckham e ka festuar ditëlindjen e 50-të të bashkëshortit të saj, David Beckham, me një video prekëse në Instagram që përmbledh dashurinë, jetën familjare dhe momentet gazmore të çiftit ndër vite.
“Je gjithçka që kam ëndërruar dhe më shumë”, shkruan Victoria, ndërsa ndan një montazh emocionesh ku David shfaqet si babai i përkushtuar, bashkëshorti romantik dhe futbollisti që bëri histori – madje edhe si superheroi i “The Incredibles”.
Në klipin që rikthen kujtime nga dokumentari “BECKHAM”, çifti shihet duke kërcyer me këngën e tyre të zemrës “Islands In The Stream”, rrëshqitur në tobogan, apo përqafuar me fëmijët e tyre Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.
Festa nisi me stil në rezidencën e tyre në Cotswolds, me të ftuar ‘black-tie’, kokteje dhe një zhytje nate në liqenin privat. Edhe djemtë e çiftit, Romeo dhe Cruz, ndanë urime të përzemërta për babain e tyre, duke e cilësuar atë si “modelin më të madh në jetë”.