Sat, May 3, 2025

FSHF organizon takim informues për rregulloren e FIFA-s mbi përkatësinë federative dhe transferimet e lojtarëve

  • PublishedMay 2, 2025

FSHF organizon takim informues për rregulloren e FIFA-s mbi përkatësinë federative dhe transferimet e lojtarëve

Federata e Futbollit organizoi një takim informues me trajnerët dhe menaxherët e ekipeve kombëtare të djemve dhe vajzave. Në qendër të këtij takimi ishte prezantimi i rregullave thelbësore të FIFA-s që lidhen me përkatësinë federative të lojtarëve, si dhe qartësimi i procedurave dhe trajtimi i çështjeve përkatëse.

Takimi u udhëhoq nga Drejtori Administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu, i cili prezantoi dhe diskutoi me të pranishmit rregulloren për statutin dhe transferimin e lojtarëve. Gjatë diskutimeve u trajtuan edhe procedurat dhe afatet kohore, sanksionet disiplinore, si dhe disa çështje të tjera të rëndësishme. Mbledhja e zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, u mbyll me një sesion pyetjesh e përgjigjesh, ku u trajtuan edhe raste konkrete.


AlbaniaWeb.net