Sun, May 4, 2025

VIDEO/ Shtyhet festa e titullit për Bayern, Leipzig i barazon në fund

  • PublishedMay 3, 2025

VIDEO/ Shtyhet festa e titullit për Bayern, Leipzig i barazon në fund

Bayern Mynih barazon 3-3 ndaj Leipzig, duke shtyrë kështu festën e titullit kampion. Një transfertë mjaft e vështirë, e cila u duk e tillë që në fillim, me Seskon që realizoi shumë shpejt, pas një dalje të gabuar të portierit.

Vendasit dyfishuan shifrat në fundin e pjesës së parë me Klostermann.

Ekipi i Kompani u fut me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe përmbysi shifrat. Fillimisht ishte Erik Dier që ngushtoi rezultatin ndërsa nuk vonoi shumë as goli i Olise.

7 minuta nga fundi i kohës së rregullt, e majta e Sane përfundoi në rrjetë, gol që ndezi festën mike në shkallët e stadiumit.

Asgjë nuk kishte mbaruar ende, me Lajpcig që në kohën shtesë  befasoi Bajernin me golin e Poulsen.

Bayern ka 76 pikë dhe festa e titullit shtyhet për javën tjetër ose për këtë të dielë, me Herri Kane me shokë që mund të gëzojnë nëse Leverkusen nuk fiton ndaj Freiburg.

 

 

 


AlbaniaWeb.net