Sun, May 4, 2025

Fitore e madhe e Prishtinës, mund Ballkanin

  • PublishedMay 4, 2025

Fitore e madhe e Prishtinës, mund Ballkanin

Prishtina ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në kuadër të javës së 32-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll. Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra kryeqytetase triumfoi me rezultat minimal 1:0 ndaj kampionit në fuqi, Ballkanit.

Golin e vetëm dhe të fitores për Prishtinën e realizoi Leotrim Kryeziu në minutën e 86-të, duke i siguruar skuadrës së tij tre pikë të çmuara në garën për t’u larguar nga zona e rrezikshme e tabelës.

Menjëherë pas golit të Kryeziut, Ballkani pati rast të mirë për të barazuar shifrat, por shtylla i doli në ndihmë bardhekaltërve pas gjuajtjes me kokë të Valentin Semres.

Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në kuotën e 43 pikëve dhe mban pozitën e gjashtë, dy më shumë se Dukagjini që ndodhet në vendin e shtatë.

Ndërkohë, kjo humbje ia zbeh ndjeshëm shpresat Ballkanit për mbrojtjen e titullit kampion. Skuadra suharekase renditet në pozitën e dytë me 57 pikë, nëntë më pak se liderja Drita, e cila ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.


AlbaniaWeb.net