Sun, May 4, 2025

“Ishte merakosur Saliu për Lamborghinin e Noizy-t”, Manja krahë reperit në Lezhë: Ku ka më mirë se të përurohet rruga me atë makinë, e ka blerë me…

  • PublishedMay 4, 2025

Ministri i Drejtësisë dhe drejtuesi politik i PS në qarkun e Lezhës, Ulsi Manja, ka marrë pjesë në një takim elektoral të Partisë Socialiste në këtë qytet, ku i është bashkuar edhe reperi i njohur Noizy.

Gjatë fjalës së tij, Manja iu përgjigj me ironi kritikave të Sali Berishës për makinën luksoze të artistit, të cilën ky i fundit e përdori në inaugurimin e rrugës së Arbrit.

“E kishte merak Saliu që këndohej kënga e Hajredin Pashës dhe se Noizy kishte ardhur me Lamborghini. Por sot dua të them se më në fund u përmbush një ëndërr shekullore e Dibrës për t’u lidhur me Tiranën. Dhe ku ka më mirë se ky përurim të bëhet me një Lamborghini, të blerë me talentin e këtij djali,” u shpreh Manja.

Takimi në Lezhë u zhvillua në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, me pjesëmarrjen e simpatizantëve të PS dhe kryeministrit Edi Rama.


AlbaniaWeb.net