Tue, May 6, 2025

“Fotokopje” e një viti më parë, si Egnatia kaloi në finalen e madhe të Superiores

  • PublishedMay 6, 2025

“Fotokopje” e një viti më parë, si Egnatia kaloi në finalen e madhe të Superiores

Egnatia është finalistja e dytë e ndeshjes për titullin kampion në Kategorinë Superiore, ku e pret Vllaznia, të cilën vjet e eliminuan në gjysmëfinale me një barazim 0-0.

Rrogozhinasit kanë përsëritur historinë dhe ashtu si një vit më parë, kanë përfituar nga rregullorja për të shkuar në ndeshjen finale. Falë renditjes më të mirë në kampionat dhe rregullores së gjysmëfinaleve të “Final 4”, skuadrës së Tetovës i mjaftonte edhe barazimi në ndeshjen e djeshme ndaj Partizanit.

Ndaj ajo ka luajtur më me qetësi duke kontrolluar lojën, pa rrezikuar shumë përballë Partizanit dhe në fund mori një barazim pa gola që gëzoi rrogozhinasit.


AlbaniaWeb.net