Thu, May 8, 2025

Interi në finalen e Champions, Asllani: Jemi të lumtur, kemi punuar shumë

  • PublishedMay 7, 2025

Interi në finalen e Champions, Asllani: Jemi të lumtur, kemi punuar shumë

Lojtari shqiptar i Interit, Kristjan Asllani tregoi këndvështrimin e tij pas arritjes në finale të Champions League nga zikaltërit.

“Shumë i lumtur, e dinim që ndeshje shumë e vështirë, por jemi shumë të lumtur. Kam 3 vite këtu, dy finale Champions, edhe pse po luaj pak po jam shumë i lumtur. Kemi një finale për të luajtur, tani kemi kohë edhe për kampionatin. Kurrë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë, por jemi të lumtur për këtë finale.

Kanë qenë dy ndeshje shumë të bukura edhe për tifozët edhe për ata që ishin në shtëpi. Jemi të lumtur për spektaklin që kemi dhënë, por edhe Barcelona ka luajtur shumë mirë. Skuadër shumë e fortë, por jemi të lumtur që kemi shkuar në finale”,-tha ai

 


AlbaniaWeb.net