Thu, May 8, 2025

“S’kam qenë kurrë me të!”/ Drilon Rama i jep fund thashethemeve për Sara Kolami

  • PublishedMay 7, 2025

“S’kam qenë kurrë me të!”/ Drilon Rama i jep fund thashethemeve për Sara Kolami

Fituesi i “BBVK”, Drilon Rama ka reaguar publikisht për herë të parë për Sara Kolamin, duke mohuar kategorikisht që mes tyre të ketë pasur ndonjëherë një marrëdhënie romantike.

Në një postim të gjatë në Instagram, ai shkruan:

Unë me atë personin që po mundoheni me m’lidh, kurrë s’kemi qenë bashkë. Kemi pas respekt, jemi kuptu mirë po kurrë s’ka pas kurgjo ma shumë, as s’ka me pas.”

Ai sqaron se nuk kanë pasur asnjë kontakt për më shumë se dy muaj dhe se një video e vjetër që po qarkullon nuk ka lidhje me të.

Ajo e ka përdor për interes t’vet, ka vepru qysh i ka konvenu s’ka lidhje me mu.” – shkruan Driloni.

Ai tregon se nuk ka pasur kurrë asgjë me Sarën, dhe se spekulimet janë vetëm “film në kokë” të publikut që kërkon të krijojë histori të pavërteta.

“Ju keni një film në kokë, e doni me çdo kusht me bo realitet.”

Ai përfundon me një mesazh të fortë për ata që e kritikojnë.

Unë luftoj për veti, kujdesna për karrierën teme. Fokusin e kam te vetja, familja dhe shqiptarët që më përkrahin.”