Fri, May 9, 2025

“Nuk më vjen keq për Ilir Metën, por për fëmijët e mi”/ Monika Kryemadhi: Për Shqipërinë shkatërrova familjen

  • PublishedMay 8, 2025

Monika Kryemadhi, ish-bashkëshortja e Ilir Metës, presidentit të Partisë së Lirisë ka deklaruar në emisionin “LOG.” në News24, se sot i vjen keq vetëm për fëmijët e saj që ngrihen në mëngjes për të mbledhur votat për babain e tyre.

Kryemadhi tha se nuk i vjen keq për Ilir Metën, por vetëm për fëmijët e saj.

E pyetur nga analistët, nëse i vjen keq për shqiptarët, zonja Kryemadhi tha se ajo ka qenë e vetmja që ka denoncuar e para inceneratorët dhe sipas saj nëse Shqipëria do të presë nga një grua e divorcuar me 3 fëmijë, ka marrë fund.

“Shqiptarët qeshin kur Rama u shan burrat çyrykë, ata duhet të dalin të votojnë”, tha Kryemadhi.

()


AlbaniaWeb.net