Sat, May 10, 2025

Eurovision 2025 “trazon” skenën: Si do të shpallen këtë vit finalistët?

  • PublishedMay 10, 2025

Eurovision 2025 “trazon” skenën: Si do të shpallen këtë vit finalistët?

Organizatorët e Eurovision Song Contest 2025 janë gati të sjellin një “twist” të papritur në mënyrën se si do të mësojmë kush kalon në finale! Sipas dokumentarit të transmetuesit zviceran SRF, “Der Weg zum ESC 2025”, njoftimi i shteteve finaliste pritet të ndryshojë totalisht ritmin që kemi parë deri tani.

Në vend që të shpallen një e nga një, tre shtete do të paraqiten së bashku në ekran, por vetëm njëri prej tyre do të kualifikohet.

Ideja pas këtij ndryshimi? Më shumë emocion, më shumë tension, dhe padyshim më shumë show! Producentët Reto Peritz dhe Moritz Stadler e kishin lënë të nënkuptohej më herët se Eurovision 2025 do të vinte me risi, dhe mesa duket, premtimi po bëhet realitet.

Nuk është hera e parë që organizatorët eksperimentojnë me këtë pjesë të spektaklit – edhe në provat e Liverpool 2023 pati një testim të ngjashëm, ku të gjithë artistët u mblodhën në skenë për shpalljen e rezultateve.

Sistemi i ri do të testohet më 12 maj, gjatë provës gjenerale të gjysmëfinales së parë, dhe pritet me interes nëse do të përfshihet edhe në transmetimin live.