Lezhë/ “Më erdhi në banesë për votën”, qytetari kallëzon në polici kandidatin e PD, Gjin Gjoni
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka njoftuar se është referuar në Prokurori një kallëzim penal ndaj shtetasit Gjin Gjoni, 55 vjeç, banues në Lezhë dhe kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Dekomokratike”.
Sipas njoftimit zyrtar, kallëzimi është bërë nga shtetasi V. K., 66 vjeç, gjithashtu banues në Lezhë, i cili pretendon se Gjoni i ka shkuar në banesë dhe i ka kërkuar votën, veprim që përbën shkelje të Kodit Zgjedhor dhe mund të konsiderohet presion elektoral.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Lezhës kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe materialet janë referuar tashmë pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vijimin e hetimeve sipas ligjit.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë,
– Në ngarkim të shtetasit Gj. Gj. 55 vjeç, banues në Lezhë ( kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi ndaj tij është bërë kallzim nga shtetasi V. K., 66 vjeç, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën.
()