Sun, May 11, 2025

Kandidati i PD-së në Korçë thirrje SPAK: Punonjësit e bashkisë Kolonjë po blejnë vota

  • PublishedMay 10, 2025

Kandidati i PD në qarkun e Korçës, Enton Çaçani përmes një mesazhi në rrjetet sociale, i bën thirrje SPAK të hetojë punonjësit e bashkisë Korçë se po blejnë vota dhe po intimidojnë votuesit.

“Vëmendje për të gjitha strukturat dhe sidomos për komisionerët tanë!

Administrata e Bashkisë Kolonjë po shpërndan para dhe po blen vota. Po intimidon votuesit në këto momente kritike.

Si gjithmonë, ndjekin të njëjtin avaz të vjetër, dalin natën, në ditën e fundit, dhe ndajnë parat e krimit dhe korupsionit.

Janë përpjekur të nxjerrin fletët e votimit nga QV-të dhe po mundohen të manipulojnë procesin. Do perpiqen ta bejne dhe neser gjate votimit, keshtu i kane planet. I dime te gjitha. Informacioni vjen i siguruar nga brenda tyre.

E kanë parë veten ngushtë, e ndiejnë që po humbin pushtetin. U janë errësuar sytë dhe janë kthyer në hijenat e natës”, shkruan kandidati i PD.

()


AlbaniaWeb.net