Mon, May 12, 2025

Mbyllet procesi i votimit: Çfarë ndodh tani?

  • PublishedMay 11, 2025
Mbyllet procesi i votimit: Çfarë ndodh tani?

Procedura ligjore parashikon që me votimin e votuesit të fundit që pret në radhë para qendrës së votimit edhe pas orarit zyrtar 19:00 të mbylljes së procesit, kutitë e votimit transportohen në masa sigurie në Vendet e Numërimit të Votave, ambjente të caktuara me vendim të -së pranë qendrave të votimit.

Numërimi i votave bëhet në mënyrë të përqëndruar në VNV-të jo më vonë se 40 ditë nga . Në përzgjedhjen e vendit të VNV-ve i jepet përparësi lehtësive logjistike të transportit rrugor, distancës nga qendrat e votimit dhe hapësirave të objekteve.

Numri i vendeve të numërimit në në rang vendi është 93.

ka parashikuar në mënyrë të detajuar se si funksionon procesi i numërimit të votave e procedurën e nxjerrjes së rezultateve nga anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave, si dhe mbikqyrjen e procesit nga partitë politike dhe vëzhguesit e pavarur.

Pas numërimit të çdo kutie votimi rezultatet hidhen në një tabelë e cila i dërgohet dorazi Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (), i cili e dërgon menjëherë në mënyrë elektronike në KQZ si “rezultat paraprak”.

Numërimi i votave nxjerr dy tabela rezultatesh, votat për 11 subjektet zgjedhore që marrin pjesë në këto zgjedhje dhe numrin e votave për e tyre në .

Vetëm një numër i caktuar qendrash përdorën Votimin Elektronik, në njësinë nr.10, Tiranë dhe në Bashkinë Vorë, ndërsa përdorimi i këtij modeli votimi në 3 bashki të ndryshme në vendore të majit 2023 solli problematika dhe vonoi procesit e votimit.