Mon, May 12, 2025

Zgjedhjet 2025, përfundon zyrtarisht orari i votimit

  • PublishedMay 11, 2025

Zgjedhjet 2025, përfundon zyrtarisht orari i votimit

Pas një dite intensive me pjesëmarrje të ndryshme nga një qark në tjetrin, orari zyrtar i votimit për zgjedhjet parlamentare 2025 ka përfunduar në orën 19:00. Qendrat e votimit kanë mbyllur dyert, përveç rasteve kur qytetarët ishin ende brenda ambienteve për të ushtruar të drejtën e votës në momentin e përfundimit të orarit.

Tashmë, procesi ka kaluar në fazën tjetër: kutitë e votimit do t’i kalojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërim. Të gjithë sytë janë tani nga KQZ-ja, e cila pritet të japë rezultatet e para, duke zbuluar panoramën e re politike që do të marrë formë në javët në vijim.