Amber bëhet nënë për herë të dytë: Aktorja mirëpret binjakët Agnes dhe Ocean
Amber Heard ka befasuar ndjekësit e saj në Ditën e Nënës me një lajm të ëmbël: ajo ka mirëpritur binjakë, një vajzë dhe një djalë! Aktorja e “Aquaman” ndau në Instagramin e saj se është bërë nënë për herë të dytë, duke zbuluar emrat e veçantë të fëmijëve – Agnes dhe Ocean.
“Sot ndaj zyrtarisht lajmin se mirëprita binjakë në familjen Heard. Vajza ime Agnes dhe djali im Ocean po më mbushin duart (dhe zemrën) me dashuri,” shkroi ajo.
Amber foli edhe për sfidat me pjellorinë dhe vendimin për të qenë nënë e vetme:
“Ta përjetoj mëmësinë vetëm dhe në kushtet e mia, pavarësisht sfidave të mia me pjellorinë, ka qenë përvoja më përulëse e jetës sime. Jam pafund mirënjohëse që pata mundësinë ta bëj këtë në mënyrë të menduar dhe të përgjegjshme.”
Fëmija i saj i parë, Oonagh Paige, ka lindur në prill të vitit 2021. Tashmë, Heard është nënë e tre fëmijëve dhe duket më e plotësuar se kurrë.