Mon, May 12, 2025

Ndanë rrugët me Alonson, “Aspirinat” gjejnë në Serie A pasuesin e teknikut spanjoll – Balkanweb.com – News24

  • PublishedMay 12, 2025

Ndanë rrugët me Alonson, “Aspirinat” gjejnë në Serie A pasuesin e teknikut spanjoll – Balkanweb.com – News24

Çesk Fabregas i ka dhënë lamtumirën ekipit të Komos. Në një konferencë për shtyp trajneri spanjoll ka lënë të kuptohet se në fund të sezonit do të largohet nga Komo edhe pse me ekipin italian e mban të lidhur një kontratë, e cila skadon në 2028-ën.

Për mediet gjermane Fabregas ka vendosur për të bërë hapin tjetër në karrierë pasi thuhet se ka pranuar që të vazhdojë projektin e lënë në mes nga bashkëkombësi i tij Shabi Alonso në “BayArena”.

Shumë media kanë raportuar se largimi i Alonsos drejt Realit të Madridit nuk do të ndihet në Leverkusen pasi do të afrohet në ekip një trajner, i cili ka një filozofi të njëjtë.Ndaj drejtuesit e “Aspirinave” duket se nuk po humbasin më kohë, teksa do të nisin menjëherë kontaktet me ish mesfushorin e Arsenal e Barcelonës.


AlbaniaWeb.net