Tue, May 13, 2025

Hollywood-i i kthehet Trump-it: Një film i ri me 90 milionë€ që mund ta bëjë “hero”

  • PublishedMay 13, 2025

Hollywood-i i kthehet Trump-it: Një film i ri me 90 milionë€ që mund ta bëjë “hero”

Pas përplasjes së bujshme me filmin “The Intern”, duket se Donald Trump mund të rikthehet në kinematë botërore – këtë herë me një portretizim shumë më dashamirës. Një projekt i ri biografik, ende pa titull, është në përgatitje dhe premtimi është i qartë: një qasje ndryshe dhe shumë më pozitive ndaj ish-presidentit amerikan.

Me një buxhet marramendës prej 90 milionë eurosh dhe me producentin Andrea Iervolino (i njohur për filmat “Ferrari” dhe “To the Bone”) në krye, ky projekt po konsiderohet si përpjekja më ambicioze për të sjellë jetën e Trump në ekranin e madh – nga ditët si zhvillues pasurish të paluajtshme në Nju Jork në vitet ’70 e ’80, deri në ngritjen drejt famës globale.

Filmi do t’u prezantohet investitorëve këtë muaj në Festivalin e Filmit në Kanë, megjithëse ende nuk është zgjedhur as regjisori dhe as aktori që do të interpretojë Trump-in 78-vjeçar. Pavarësisht mungesës së këtyre detajeve, qëllimi është i qartë: të krijohet një rrëfim që fokusohet në “trashëgiminë dhe ndikimin” e tij, siç e përshkruan vetë Iervolino.