Tue, May 13, 2025

Ky nuk është fundi

  • PublishedMay 13, 2025

Ky nuk është fundi

Vllaznia pësoi disfatë 0-4 ndaj Egnatias, në finalen e “Final Four”. Presidenti i ekipit shkodran, Alban Xhaferri, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka dërguar një mesazh falenderimi tifozëve. Ai shkruan se skuadra do ringrihet dhe se nuk është fundi.

“Faleminderit Tifoza! Një falënderim nga zemra për të gjithë tifozët që mbushën “Arenën Kombëtare”, që udhëtuan, sakrifikuan dhe i qëndruan pranë Vllaznisë me gjithë shpirt. Prania dhe mbështetja juaj ishte madhështore, ashtu siç vetëm Shkodra di ta bëjë.

Njëkohësisht, ndjej detyrimin t’ju kërkoj ndjesë — veçanërisht tifozave të flaktë dhe besnikë — për rezultatin zhgënjyes dhe mënyrën si përfundoi kjo finale. E dimë se ju dhatë gjithçka për ne, por nuk arritëm t’jua shpërblejmë ashtu siç e meritonit: me trofeun.

Megjithatë, kjo nuk është fundi. Është vetëm një peng që na motivon më shumë. Ne do të rikthehemi — me më shumë forcë, me më shumë uri dhe me më shumë përkushtim

Forca Vllaznia — krenaria jonë qe nuk shuhet kurrë!”, shkruan presidenti i Vllaznisë.


AlbaniaWeb.net