Tue, May 13, 2025

Miqësore me skuadrën e Kategorisë së Parë, Tirana rikthehet nesër në fushë

  • PublishedMay 13, 2025

Miqësore me skuadrën e Kategorisë së Parë, Tirana rikthehet nesër në fushë

Tirana do të luajë ditën e mërkurë një miqësore me Kukësin. Burime në skuadrën bardheblu bëjnë me dije një fakt të tillë.

Skuadrat janë dakordësuar që të luajnë në Pezë, në orën 17:00. Si trajneri Tafaj dhe Shkëmbi duan të mbajnë në tonus lojtarët deri në fund të muajit. Miqësorja do të tregojë gjendjen e skuadrës.

Tirana e ka mbyllur aktivitetin zyrtar pas ndeshjes “play out”, njëlloj si Kukësi. Bardheblutë kanë zhvilluar 38 takime në këtë kampionat, duke treguar mungesë vazhdimësie në rezultate. Kujtojmë që Tirana doli e teta në kampionat, duke grumbulluar 39 pikë në 36 javë të Kategorisë Superiore.


AlbaniaWeb.net