Përfundon sezoni për titullarin e Juventusit, pezullohet me dy ndeshje
Përfundon sezoni përpara kohe për Pierre Kalulu. Mbrojtësi i Juventusit, i ndëshkuar me karton të kuq ndaj Lazios, është pezulluar me dy ndeshje.
Duke qenë se Serie A është dy javë nga fundi, Kalulu nuk do të mund të kontribuojë më në këtë edicion për bardhezinjtë.
Një humbje e madhe kjo për Igor Tudor, në një periudhë vendimtare. Kalulu ka luajtur 29 ndeshje në këtë sezon.