Ndeshja me Serbinë po afron, rikuperohet sulmuesi i Shqipërisë
Ernest Muçi ka hedhur pas shpine dëmtimin dhe është rikthyer nga dëmtimi. Sulmuesi kuqezi, i cili mungoi në 4 ndeshjet e fundit të Besiktas, është kthyer në stërvitje me skuadrën turke.
Një lajm i mirë ky për kombëtaren kuqezi, para takimit të qershorit ndaj Serbisë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Rikthime me peshë tek kuqezinjtë e Sylvinhos mund të përmendim Ardian Ismajli dhe Mario Mitaj.