Sat, May 17, 2025

Titulli në Serie A kalon nga Lazio, Inzaghi merr lajme pozitive, rikthehen 3 lojtarë

  • PublishedMay 17, 2025

Titulli në Serie A kalon nga Lazio, Inzaghi merr lajme pozitive, rikthehen 3 lojtarë

Në një sezon ku ëndërronin “tripletën” e famshme, Inter rrezikon edhe ta mbyll me zero tituj, por është e qartë se në kampin zikaltër janë të qetë, nuk duken nën presion, pasi e gjithë vëmendja e tyre është kthyer te finalja e Champions, ku më 31 maj do të përballen me PSG. Kjo është e vetmja sfidë, i vetmi trofe, që Inter është zot i fatit të tij, pasi në Serie A gjithçka është në dorë të Napolit.

Dy javë përpara fundit të sezonit, Napoli ndodhet në krye, plus 1 pikë, por kanë në krah edhe një kalendar më të favorshëm, ndërsa ekipi i Inzaghit duhet të bëjë llogari me rivalë si Lazio, ekip që është në garë për të siguruar një vend në Champions League.

Në vigjilje të këtij takimi trajneri Inzaghi merr lajme pozitive pasi rikthehen në dispozicion të ekipit lojtarë si Pavard, Frattesi dhe Mkhitaryan. Pavarësisht këtij fakti, të tre lojtarët pritet të jenë në pankinë për këtë takim ku sërish pritet të ketë një rotacion të fortë, por jo si në sfidën e fundit kundër Torinos. Vijon stërvitjen i diferencuar Lautaro Martinez, me kapitenin që tashmë ka vetëm një objektiv, të jetë në kushte perfekte për finalen e Champions League.

Sipas mediave italiane, nga stoli pritet ta nisë edhe Kristjan Asllani, me mesfushorin kuqezi që është rikthyer në nivele të mira teksa ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës në dy sfidat e fundit në Serie A.

()


AlbaniaWeb.net