Miqësorja e dytë/ Kombëtarja U-16 barazon 0-0 me Bullgarinë në “Niko Dovana”
Kombëtarja U-16 zhvilloi ndeshjen e dytë miqësore ndaj Bullgarisë në stadiumin “Niko Dovana”. Ndeshja u mbyll në barazim pa gola, 0-0.
Trajneri Tedesco e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Bullgarisë: Lleshi, Marku, Pierro, Varesis, Luka, Mazani, Malko, Qosja, Llugaxhiu, Ymer, Lila.
Ndeshja ishte e luftuar nga të dyja ekipet, por sfida nuk prodhoi asnjë gol. Në pjesën më të madhe të lojës, kuqezinjtë dominuan kundërshtarin.
Mundësitë më të mira për shënim erdhën në fraksionin e dytë, ku trajneri Tedesco kreu disa zëvendësime për të tentuar fitoren, por pa sukses. Në fund, ndeshja u mbyll 0-0.