Tue, Aug 19, 2025

I dhuroi një pikë Serbisë duke pritur penalltinë, portieri Petrovic: Shqipëria kundërshtar shumë i vështirë

  • PublishedJune 8, 2025

I dhuroi një pikë Serbisë duke pritur penalltinë, portieri Petrovic: Shqipëria kundërshtar shumë i vështirë

Portieri i Serbisë, Gjorgje Petroviç i priti penalltinë Manajt, duke i dhuruar një pikë kombëtares serbe, në përballjen ndaj Shqipërisë.

“Një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë, para së gjithash fizike, shumë duele dhe topa të gjatë. Kryesisht e kontrolluam ndeshjen nëpërmjet posedimit të topit, patëm rastet tona.

Shqipëria ia doli të mos pësonte gol, është e sigurt që gjithçka do të na kthehet në ndeshjet e ardhshme. Na pret një ndeshje e vështirë, pamë se nuk është një kundërshtar i lehtë. Nuk presim një ndeshje të lehtë në ndeshjen e kthimit”, tha Gjorgje Petroviç, portieri i Serbisë, pas barazimit pa gola ndaj kuqezinjve, në sfidën kualifikuese të Botërorit.


AlbaniaWeb.net