Mon, Jun 9, 2025

Tërmet i fuqishëm 6.5 Rihter, kaos në disa zona! Banorët braktisin banesat

  • PublishedJune 8, 2025

Tërmet i fuqishëm 6.5 Rihter, kaos në disa zona! Banorët braktisin banesat

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 të shkallës Rihter ka goditur Kolumbinë ditën e sotme, duke shkaktuar panik në disa qytete të vendit. Sipas të dhënave paraprake nga institucionet sizmologjike, epiqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi fokale prej vetëm 10 kilometrash, çka ka bërë që lëkundjet të ndihen me intensitet të lartë në një rreze të gjerë.

Autoritetet vendase kanë nisur menjëherë vlerësimin e dëmeve të mundshme materiale dhe ndikimit të tërmetit te popullata. Deri në këto momente nuk raportohet për viktima apo të lënduar, megjithëse situata mbetet ende në zhvillim.

Lëkundjet e forta kanë shkaktuar frikë dhe pasiguri mes banorëve, të cilët janë larguar nga banesat për të qëndruar në ambiente të hapura, në pritje të qetësimit të situatës.

Ekipet e emergjencës dhe shërbimet e mbrojtjes civile janë në gatishmëri, ndërsa më shumë informacion pritet të bëhet i ditur në orët në vijim.