Shqipëria, Hoxha: Luajtëm mirë, tani të fokusohemi te ndeshja e radhës
Shqipëria dhe Serbia ndanë pikët pas barazimit 0-0 në ndeshjen kualifikuese të Botërorit.
Lojtari i kuqezinjve, Arbër Hoxha u shpreh se ekipi luajti mirë, por nuk ia doli dot që të fitonte.
“Ishte ndeshja emocionale. Mendoj se ishte ndeshje e mirë, kishim rast të fitonim. Dhamë maksimumin…Të koncentrohemi në ndeshjen e radhës, jemi në lojë për ta arritur kualifikimi”, tha Hoxha.