Wed, May 6, 2026

“Goli i muajit” i takon Asllanit, te Interi  nuk kanë dyshime për mesfushorin shqiptar (VIDEO)

“Goli i muajit” i takon Asllanit, te Interi  nuk kanë dyshime për mesfushorin shqiptar (VIDEO)
  • PublishedApril 4, 2024

4 marsin Kristjan Asllani do ta mbajë mend gjatë. Pikërisht në atë mbrëmje magjike, mesfushori shqiptar realizoi golin e parë me Interin, në sfidën ndaj Genoas.

Në publikimin e bërë në rrjetet sociale, Interi ka bërë me dije se goli i Asllani është vlerësuar si “goli i muajit”.  “Ishte i pari dhe fitoi çmimin GOLI I MUAJIT”, shkruan Interi. Konkurenca e madhe në mesfushën e skuadrës nga Milano nuk ka demotivuar aspak Asllanin, i cili ka treguar cilësitë e tij, sa herë është aktivizuar nga trajneri Inzaghi.

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net