Tue, May 14, 2024

Vaksina e personalizuar për melanomën,“shpresa” për kurimin e kancerit

  • PublishedApril 28, 2024

Vaksina e parë e personalizuar në botë për melanomën, forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës, po testohet për herë të parë tek pacientët britanikë.

Melanoma prek rreth 132,000 njerëz në vit në mbarë botën dhe njihet si lloji i pestë më i zakonshëm i kancerit.

Ilaçi ka potencialin për të ndaluar kancerin e fshikëzës, mushkërive dhe veshkave dhe është krijuar me porosi për çdo person të cilëve i jep mundësinë e identifikimit të qelizave të kancerit dhe ndalon rikthimin e sëmundjes.

Një provë e fazës 2 zbuloi se vaksinat reduktuan në mënyrë drastike rrezikun e rikthimit të kancerit te pacientët me melanoma.

Tani një provë përfundimtare, e fazës 3, është nisur dhe po drejtohet nga Fondacioni NHS të Spitaleve të Kolegjit Universitar të Londrës.

Prova globale e fazës 3 tani do të përfshijë një gamë më të gjerë pacientësh dhe synon të rekrutojë rreth 1100 njerëz.

Një nga pacientët e parë në provë është Steve Young, 52-vjeç, i cili u shpreh: ”Jam vërtet, shumë i emocionuar dhe ky është shansi im më i mirë për të ndaluar kancerin”.