Sun, May 12, 2024

VIDEO/ Derbi i Londrës i takon Arsenalit, fitore zemre ndaj Tottenham

  • PublishedApril 28, 2024

Derbi i Londrës i takon Arsenalit. Ekipi i Artetas fitoi 2-3 ndaj Tottenham, në ndeshjen e luajtur në Tottenham Hotspur Stadium (London). Me këtë rezultat, Gooners kryesojnë me 80 pikë, 4 pikë më shumë se City. Në krahun tjetër, Spurs janë në pozitën e pestë.

Sa i takon ndeshjes, pjesa e parë u vendos nga një autogol i Hojbjerg dhe golat e Saka dhe Havertz. Në pjesën e dytë, ekipi i Postecoglou u fut në lojë me golat e Romeros dhe Son, pa mundur dot të ndryshojë fatin e takimit.

(VIDEO)

(J.S/)

AlbaniaWeb.net