Sun, May 19, 2024

Natë horror, United pëson disfatë të thellë në transfertë, goleadë e Palace

  • PublishedMay 6, 2024

Manchester United pësoi disfatë të thellë 4-0 nga Crystal Palace, në transfertë. Vendasit realizuan dy herë në pjesën e parë me Olise dhe Mateta, duke vendosur ndeshjen në shinat e duhura.

”Djajtë e kuq” u përpoqën që të reagojnë por e patën gati të pamundur. Palace ndëshkoi mysafirët edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, me Mitchel dhe Olise. Me këtë rezultat, United është në vendin e tetë me 40 pikë.

AlbaniaWeb.net