Mon, May 20, 2024

“Takimi edhe për votën e emigrantëve”/ A ka lidhje turi në Greqi me arrestimin e Fredi Belerit? Sekretari i Përgjithshëm i PS: Absolutisht jo! E kemi njoftuar që në dhjetor

  • PublishedMay 10, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë e PS, sqaroi edhe një herë axhendën e kryeministrit Rama për takimin me shqiptarët në diasporë.

“Edi Rama fillon nga Athina turin e takimeve me diasporën. Do jenë në katër faza. Në 12 do jemi në Athinë, 26 maj në Milano, 2 qershor në Londër dhe 16 qershor në Düsseldorf”, sqaroi Klosi.

I pyetur nga gazetarët nëse data e takimit në Greqi është rastësi apo ka lidhje me shënimin e një viti nga arrestimi i Fredi Belerit, ai tha: Ne nuk kemi komente për vendime që do marrë drejtësia, por jeni të qartë që kushdo që është kërkuar të japë informacione para organeve të drejtësisë, nuk ka pasur pengesë nga PS.

Sa i përket lidhjes që bëni me kapjen në flagrancë të Belerit, ne turin e kemi deklaruar që në 8 dhjetor. Pasi bëmë proceset zgjedhore dhe turet brenda vendit, i erdhi radha diasporës, s’ka lidhje me datën e një viti të arrestimit me kandidatin Himarës”, tha Klosi.

Ai po ashtu tha foli edhe për mundësimin e votës së emigrantëve.

“Vullneti nga ne për votën është i shprehur, falë votës së deputetëve të PS ndryshimet që janë bërë në mandatin e kaluar, është sanksionuar vota e emigrantëve. Vizita ka të bëjë edhe me këtë dimension, për të pasur një rienergjenzim të raporteve të emigrantëve me shtetin shqiptar.

Do ishte mirë që komisioni bipartizan të zbatonte kushtet teknike që kjo votë duhet të realizohet. Ne jemi ata që kemi shprehur vullnet politik për të realizuar votën e emigrantëve”, tha Klosi.


AlbaniaWeb.net