Mon, May 20, 2024

Video/ Gruaja i kërkoi Princit William ta puthte, ja si reagoi ai

  • PublishedMay 10, 2024

A mund të të puth, William?”- kjo ishte pyetja me të cilën gruaj britanike iu drejtua Princit të Uellsit gjatë vizitës së tij në Cornwall.

Ai është ndjerë në siklet dhe ka shpërthyer në të qeshura, siç shihet në videon që gazeta britanike Daily Mail ka postuar në faqen e saj.

Duke vazhduar daljen e tij publike, trashëgimtari i fronit britanik dukej i relaksuar, e madje tregoi edhe aftësitë e tij në volejboll.

Kamera e kapi Williamin duke luajtur volejboll në Fistral Beach ndërsa turma e priti më së miri. Madje ai pranoi të bënte selfie me ata që e pyesnin dhe bisedoi me banorët. Ai gjithashtu deklaroi se ishte tunduar të bënte sërf.

‘Mail’ thekson se Princi William vizitoi Cornwall-in për të parë një toke që ai shpreson se mund ta përdorë si një vend për të pastrehët, një temë e nxehtë diskutimi për qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar.