Enrique: Liverpool-PSG mund të ishte finalja e Champions, përballë do kemi një kundërshtar të madh
Tekniku i PSG, Luis Enrique tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Liverpool në Champions.
“E njoh shumë mirë Liverpoolin. Ne kemi idenë tonë për lojën. Duke e parë dhe analizuar kundërshtarin, nuk shoh se janë më mirë se ne. Nuk ka dyshim se që nga fillimi i sezonit ata kanë qenë skuadra më në formë në Europë, jo vetëm në performancë, por edhe në rezultate.
Kjo ndeshje mund të ishte finalja e Champions League, por fatkeqësisht nuk do të jetë. Ne do të bëjmë gjithçka për të rritur shanset tona për të kaluar dhe për të treguar se jemi më të mirë se Liverpool”, tha Luis Enrique.
