Fri, May 15, 2026

“Kemi disa opsione në tryezë!” – Mundësitë për një armëpushim në Ukrainë, ja çfarë thotë zëdhënësi i Starmer

“Kemi disa opsione në tryezë!” – Mundësitë për një armëpushim në Ukrainë, ja çfarë thotë zëdhënësi i Starmer
  • PublishedMarch 3, 2025

Britania, Franca dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian, po shqyrtojnë një sërë opsionesh për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, sipas zëdhënësit të kryeministrit britanik Keir Starmer, pas propozimit të presidentit francez Emmanuel Macron për një armëpushim fillestar njëmujor.

Macron deklaroi dje se ideja e tij i referohej një armëpushimi njëmujor në ajër, në det dhe ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike gjatë së njëjtës periudhë.

“Është e qartë se ka një numër opsionesh në tryezë”, tha zëdhënësi i Starmer kur u pyet për propozimin. “Nuk do të komentoj gjerësisht opsionet”, tha ai për mediat britanike.

Kujtojmë Emmanuel Macron ka deklaruar për “Le Figaro” se Franca dhe Britania do të bien dakord për një armëpushim njëmujor që do të mbulonte sulmet nga ajri, në det dhe në infrastrukturën energjetike.

“Avantazhi i një armëpushimi të tillë është se ne dimë ta masim atë, pasi fronti ndërluftues është i madh, në një zonë ekuivalente me linjën nga Parisi në Budapest”, tha presidenti francez.

“Prandaj, ndërprerja e armiqësive fillimisht nuk do të ketë të bëjë me betejat tokësore. Sepse në rast të një armëpushimi, do të jetë shumë e vështirë të verifikohet nëse armëpushimi në front po respektohet”, shpjegoi ai.