Fri, May 15, 2026

PD mbyll primaret, fitojnë drejtuesit lokalë dhe deputetët

PD mbyll primaret, fitojnë drejtuesit lokalë dhe deputetët
  • PublishedMarch 3, 2025

Partia Demokratike në opozitë përmbylli të hënën procesin e “Primareve”, një votim për renditjen e kandidatëve për deputetë me vota nga anëtarësia. Në një njoftim për shtyp, PD tha se në primare morën pjesë rreth 51 mijë anëtarë. Ndërkohë, rezultatet e tre qendrave të votimit, dy në Tiranë dhe një në Vlorë, u shpallën të pavlefshme për shkak të parregullsive.

Kryetari i Partisë Demokratike, , tha në një konferencë për shtyp se procesi ishte demokratik dhe e cilësoi pjesëmarrjen si më të madhen pas vitit 2013. Ndryshe nga e kaluara dhe votime të ngjashme brenda PD-së, ky proces u duk më i qetë dhe pa shumë kontestime, megjithëse Berisha pranoi se shumë anëtarë mbetën pa votuar për shkak të problemeve teknike.

“Proces të përsosur nuk ka dhe nuk mund të ketë, por kërkoj ndjesë të gjithë atyre që u paraqitën për të votuar dhe nuk votuan dot për shkak të listës apo mungesës së dokumentit. U kërkoj shumë ndjesë dhe mendoj se PD do të bëjë gjithçka që kjo të mos ndodhë,” tha Berisha.

Sipas rregullores së brendshme të PD-së, renditja në primare është vetëm një prej elementëve që do të merret në konsideratë në listat përfundimtare të kandidatëve nga PD, ndërsa vend në lista do u jepen edhe aleatëve dhe drejtuesve që nuk janë pjesë e primareve. Rregullorja ia lë në dorë listën kryesisë së PD-së e cila përpos renditjes në “Primare” merr parasysh edhe elementë subjektiv, përfshi; aktiviteti dhe kontributi politik për Partinë Demokratike apo angazhimin në mbrojtje të vlerave dhe kauzave opozitare apo edhe kontributin në regjistrimin e votuesve nga diaspora.

Kreu i PD-së e bëri të qartë se renditja në këtë garë nuk ishte përfundimtare. “Kjo garë nuk është bërë për të qenë në lista të sigurta. I sigurtë të jetë, që ai që merr më shumë vota do të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë̈. Por pa diskutim në përpunimin e listave të mbyllura ky është një nga kriteret kryesore”, tha Berisha. Ai nuk përjashtoi mundësinë e përfshirjes në lista edhe të personave që nuk morën pjesë në garë edhe pse tha se kjo ishte e vështirë.

Për shkak të sistemit, i cili favorizon kandidatët e listuar në lista të mbyllura nga partia politike, drejtuesit e partive kryesore politike në vend janë përcaktues në shanset për të hyrë në Kuvend. Ndërkohë renditja në listën e hapur nuk e garanton një vend deputeti pavarësisht numrit të votave që mund të marrë kandidati.

Rezultatet e publikuara të hënën nuk u panë shumë surpriza. Drejtues lokalë të PD-së në qytete dhe në qendër, deputetë dhe persona aktivë në media morën shumicën e votave. Në Tiranë në krye të listës u rendit , drejtues lokal në Kavajë dhe pas tij , shef i organizimit në PD, Grigels Muçollari anëtarë i kryesisë dhe deputete. Në Tiranë u kualifikuan mbi kufirin minimal prej 144 votash 26 kandidatë, përfshi ish-deputetin e larguar dhe rikthyer në PD, Myslim Murrizi.

Në Durrës , ish-deputet dhe ish-drejtues lokal i PD-së mori numrin më të madh të votave, ndërkohë në 13 kandidatët e kualifikuar, me mbi 130 vota, i 12-dhjeti u rendit ish-prokurori Arjan Ndoja i shkarkuar nga vetingun me akuza për lidhje me persona të përfshirë në krim.  Një tjetër ish-personazh i drejtësisë, i larguar me dorëheqje gjatë procesit të vetingut ndaj tij, ish-gjyqtari , rezultoi më i votuari në qarkun e Lezhës.

Në Elbasan deputetët e përfshirë në garë siguruan të gjithë një vend mbi kuotën minimale që në këtë qark ishte 164 vota. Deputeti i Peqinit u rëndit i pari në këtë qark, i ndjekur nga drejtuesi i opozitës në Këshillin Bashkiak . Në Fier mes 22 kandidatëve vetëm 7 e kaluan pragun minimal të votave. Rezultate të ngjashme u panë edhe në qarqet e tjera, ndërsa në lista fituese janë renditur edhe mjaft figura të panjohura.

Procesi i caktimit të kandidatëve për në zgjedhjet parlamentare është shoqëruar gjithmonë me polemika në vend, ndërsa pavarësisht përfshirjes së anëtarësisë dhe votimit, vendimmarrja u mbetet në dorë kryetarëve të partive politike.