Përplasje e ashpër në “Fan Club”, Edisa-Brikenës: Kam marrë informacione ekstra
Një përplasje e fortë është regjistruar mes Brikenës dhe Edisës në emisionin “Fan Club”, duke rikthyer në vëmendje debatet e tyre të mëparshme brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.
Dy ish-banoret, të cilat kanë pasur përplasje edhe gjatë qëndrimit në reality show, janë përballur sërish me akuza të ndërsjella në studio. Edisa ka ripërsëritur qëndrimin e saj, duke e cilësuar Brikenën si një person të shtirur dhe jo të sinqertë në lojën e saj.
Ajo ka ngritur gjithashtu pretendime se Brikena ka pasur një lidhje jashtë shtëpisë gjatë kohës së qëndrimit në BBVA, një teori të cilën e kishte përmendur edhe më herët brenda formatit. Edisa ka këmbëngulur në të njëjtin version edhe në “Fan Club”, duke e mbajtur qëndrimin e saj të pandryshuar.
Pjesë nga debati-
Brikena: Unë për jetën time nuk kam dashur të flas. Unë thjesht kam thënë që nuk kam pasur ndonjë lidhje deri më tani. Lidhja me Mateon ka qenë një nga lidhjet e mia të para që kam.
Edisa: Mashtruese!
Brikena: Lidhje të tjera nuk kam pasur. Nëse kam shkëmbyer ndonjë mesazh me dikë, thjesht për ta njohur. Lidhje deri më sot nuk kam pasur. Nuk dua t’i hyj fare asaj teme.
Edisa: Vazhdoj t’i qëndroj të njëjta mendimeve që kisha përpara. Madje-madje tani edhe më janë përforcuar, sepse kam marrë informacione ekstra dhe nëse do Brikena, mund t’ja jap. Por unë jam një vajzë e mirë. Mos e mashtro publikun më shumë sa e ke bërë. Ji vetvetja, sepse njerëzit do të vlerësojnë akoma më shumë. ajo Brikena e atyre batutave dhe memeve, mua më duket më tepër interesante në krahasim me atë Brikenën që ka dashur të hiqet gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother.
Brikena: Nuk marrë këshilla nga një person që ka nevojë për këshilla për veten.
