Sun, Apr 19, 2026

Flet për herë të parë pas triumfit, Selin Bollati: Mesazhi i tim ati më preku në zemër!

Flet për herë të parë pas triumfit, Selin Bollati: Mesazhi i tim ati më preku në zemër!
  • PublishedApril 19, 2026

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë emocionet e para pas triumfit, duke përshkruar një rrugëtim të gjatë dhe intensiv brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Në një intervistë menjëherë pas finales, ajo u shpreh se po përjeton një “miks emocionesh”, teksa ende nuk e ka përthithur plotësisht fitoren. Mes gëzimit për kurorëzimin e këtij rrugëtimi dhe emocionit për rikthimin pranë familjes, Selini tregoi se ndihet edhe në një lloj “shoku emocional”.

“Faleminderit shumë për këtë intervistë, nuk di të them, kam qenë në një miks emocionesh, jam duke parë familjarët e mi, po mundohem të dalloj çdo fytyrë të njohur që ka ardhur këtu sot për mua, jam edhe në një shok emocional dhe njëkohësisht jam shumë e lumtur që rrugëtimi im po kurorëzohet me fitore. Ironike është që në 120 ditë, unë mendoja se në izolim do jetoja vetëm 20 ditë, por rezultoi se jetova 120 ditë, tani kam frikë të dal jashtë se u mësova me ato kushte.

Unë kam fituar zemrat e publikut, kjo është forta që na ka bërë afër me shumë njerëz që e gjejnë veten te ne, na mbështesin dhe na duan, është absolutisht fitorja më e madhe edhe nëse s’do ishte fitorja ime 100 mijë euro, patjetër që Big Brother në një mënyrë të jep fitime nga më të ndryshme, kam fituar veten dhe dashurinë.

Me Gimbion na pret një ardhme shumë e mirë, do kemi mundësinë të zhvillojmë marrëdhënien tonë jashtë kamerave. Surpriza ishte emocionuese, se koreografia ishte konceptuar që unë të isha vetëm, por kur pashë që ishte edhe ajo vajza e vogël, pastaj mesazhi i tim ati ishte mesazhi që më preku në zemër dhe do mbetet surpriza më e bukur e këtij Big Brother”, tha Selin.