Sun, Apr 19, 2026

Goditje e rëndë për Gjermaninë, “ylli” i Bayern Munich humbet botërorin

Goditje e rëndë për Gjermaninë, “ylli” i Bayern Munich humbet botërorin
  • PublishedApril 19, 2026

Serge Gnabry ka pësuar një dëmtim të rëndë në stërvitjen e djeshme të Bayern Munich. Gjatë përgatitjeve që ekipi bavarez po bëntë prag sfidës me Stuttgart, sulmuesi gjerman ka pësuar dëmtim.

Kështu, sipas “SkySport”, sulmuesi 30-vjeçar do të mungojë hiç më pak se 3-4 muaj. Kështu, ai nuk do të humbasë vetëm ndeshjet e mbetura me Bayern Munich, por edhe Kupën e Botës.

Një tronditje e madhe për të dyja kampet, atë bavarez, por edhe për kombëtaren gjermane të futbollit. Gnabry do të jetë i gatshëm vetëm për sezonin e ardhshëm.