Chivu “zbut” Calhanoglu, Inter gati t’i ofrojë rinovimin
Hakan Calhanoglu dhuroi një paraqitje fantastike përballë Como, me regjisorin turk që realizoi një “dopietë” golash dhe dhuroi një asist. Forma e tij këtë periudhë ka ndryshuar totalisht statusin e tij tek Inter. Tani drejtuesit e klubit zikaltër jo vetëm që nuk po mendojnë të shesin turkun, por janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re.
La Gazzetta dello Sport zbulon se edhe vetë lojtari tani dëshiron të qëndrojë në Milano, i shtyrë shumë edhe nga trajneri Chivu. Ky i fundit, me shumë diplomaci, arriti të sjell paqes mes tij dhe Lautaro Martinez.
Me Chivu-n në stol këtë sezon, Calhanoglu ka realizuar 12 gola dhe ka dhuruar 7 asiste në 30 ndeshje. Calhanoglu ka një kontratë me Inter të vlefshme deri në 2027, por palët pritet të ulen në një tavolinë për të diskutuar kushtet për rinovimin e kontratës. Calha përfiton 6,5 milionë euro në sezon dhe nëse pranon një ulje të lehtë të pagës shumë shpejt mund të ketë një akord të ri.
