Thu, Apr 23, 2026

Goditje për Barcelonën: Yamal lë fushën i dëmtuar pas golit ndaj Celta Vigos

Goditje për Barcelonën: Yamal lë fushën i dëmtuar pas golit ndaj Celta Vigos
  • PublishedApril 23, 2026

Shqetësim i madh në Spanjë dhe te FC Barcelona pas dëmtimit të Lamine Yamal, i cili u detyrua të largohej nga fusha në ndeshjen ndaj Celta Vigo.

Talenti i ri katalanas po zhvillonte një paraqitje të mirë, duke fituar dhe shndërruar në gol një penallti, por menjëherë pas realizimit ai ndjeu shqetësime në kofshën e majtë. Sinjalet për pankinën erdhën menjëherë dhe zëvendësimi u krye pa vonesë, duke ngritur alarm për një dëmtim të mundshëm muskulor.

Vlerësimet e para flasin për një tërheqje muskulore, ndërsa testet mjekësore më të detajuara pritet të japin një panoramë më të qartë për shkallën e dëmtimit. Nëse konfirmohet, Yamal mund të mungojë për disa javë, një goditje e ndjeshme për planet e FC Barcelona në fazën vendimtare të sezonit.

Situata bëhet edhe më delikate për Kombëtarja e Spanjës, që po përgatitet për një kompeticion madhor ndërkombëtar që afrohet. Me rreth 50 ditë në dispozicion, çdo ditë rikuperimi është thelbësore për sulmuesin, i cili shihet si një nga pikat kyçe të skuadrës.

Stafi mjekësor pritet të ndjekë një plan intensiv rehabilitimi, ndërsa rikthimi i tij në formë optimale do të jetë një garë me kohën. Në rastin më optimist, ai mund të rikthehet brenda një muaji, por do të ketë nevojë për kohë shtesë për të arritur nivelin maksimal të performancës.

Në Spanjë mbizotëron ankthi, teksa shpresat janë që dëmtimi i Yamal të mos jetë serioz dhe ai të jetë gati për sfidat që e presin.